“Mezi pres të punoj me qeverinë e re”/ Biden letër Vjosa Osmanit: Kosova ka vend të veçantë në familjen time…

“Mezi pres të punoj me qeverinë e re”/ Biden letër Vjosa Osmanit: Kosova ka vend të veçantë në familjen time…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dërguar sot një letër urimi Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani për 13-vjetorin e pavarësisë.

Presidenti Biden shkruan se pret me padurim që të punojë me Qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane.

“Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marr ëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë, me të cilën forcohet sundimi i ligjit, pë rballimi i pandemisë globale COVID-19 dhe nxi tja e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të pr osperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në letrën e Biden.

Në letrën e tij, Biden theksoi gjithashtu edhe lidhjen e fortë familjare që ka me shtetin e Kosovës duke shtuar se marrëdhënia mes popullit shqiptar dhe amerikan mbetet e fortë, bazuar në një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shkruan presidenti i SHBA. /Gazeta SHQIP