Pas Milanos, Mozzik, Loredana dhe Hana udhëtojnë drejt një tjetër d estinacioni

Pas Milanos, Mozzik, Loredana dhe Hana udhëtojnë drejt një tjetër d estinacioni

Mozzik dhe Loredana duket se po e shijojnë në maksimum kohën që kalojnë me njëri-tjetrin pas rikthimit si çift. Pak ditë më parë Mozzik zbuloi se udhëtoi drejt Milanos, që e konsideroi si qytetin më të bukur të Italisë. Ai publikoi disa foto nga vendi, por nuk na tregoi se në shoqërinë e kujt ishte. Mirëpo “iconstyle.al” zbuloi se Mozzik ishte ar ratisur drejt Italisë së bashku me Loredanën.

Tashmë që janë ribashkuar dashuria mes Mozzik e Loredanës duket akoma më e fortë dhe nuk kemi dyshime se ky Shën/Valentin do të jetë special për ta. Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë Mozzik dhe Loredana publikuan foto nga një studio muzikore dhe i lanë të gjithë të dys honin se po sillnin një projekt të përbashkët. Ne mezi presim ta mësojmë se çfarë bëhet fjalë, sepse bashkëpunimet mes tyre na mungojnë të gjithëve.