Foto të Nexhmije Pagarushës duke kënduar pak ditë para se të vd iste

Foto të Nexhmije Pagarushës duke kënduar pak ditë para se të vd iste

Edhe në ditët e fundit të je tës së saj, bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, ka dashur të këndojë e të ndëgjojë këngët e saj.

Sabrie Reqica e cila është kujdesur për Pagarushën ka treguar se ajo ka dashur të këndoj, të luaj piano e të dëgjojë këngët e saj.

Ajo ka luajtur në piano veç për mua. Më ka thënë po dua të luaj veç për ty, sepse e kemi dashur shumë njëra tjetrën. Ajo ka qen id ol i imi dhe i familjes time. Ngadal me të jemi bërë si shoqe e pastaj si motra. Nexhmia ka qenë sikur me e pas të familjes, sikur halla ime e gjyshja ime”, ka r rëfyer ajo.